Janë mbyllur të gjitha takimet e javës së 7-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe rezultatet befasuese.
Ballkani e ka mposhtur Dritën në Suharekë me rezultat 2-0, ku vendasit në çdo pjesë shënuan nga një gol me sulmuesin në top formë, Mirlind Dakun.
Pas kësaj fitoreje Ballkani mbetet në pozitën e parë me 19 pikë, ndërsa Drita bie në vendin e katërt me 10 pikë.
Prishtina ka fituar si mysafirë ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, duke u ngjitur në pozitën e dytë më 11 pikë, aq sa ka edhe Arbëria që fitoi si mysafirë ndaj Drenicës (1-0).
Gjilani luajti pa gola në shtëpi me Trepçën ’89, ndërsa Llapi barazoi me Besën (2-2).
Gjilanasit janë në vendin e pestë, ndërsa renditjen e mbyllin Drenica, Feronikeli, Besa dhe Llapi. /Telegrafi/