Site icon Telegrafi

Renditja e re e peshave të rënda në boks – Fury mbretëron si i pari, Joshua i katërti

Tyson Fury tani renditet i pari në ranglistën e boksierëve të peshave të rënda në botë duke lënë pas vetes emra të mëdhenj si Deontay Wilder dhe Anthony Joshua.

Sipas revistës së njohur të boksit Ring Magazine, Fury, boksieri i vetëshpallur ‘Gypsy King’ ka rrëzuar bashkëkombësin e tij Joshua nga froni në ranglistën botërore pas disfatës së tij shokuese ndaj Andy Ruiz Jr në New York të shtunën.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Joshua pësoi humbjen e tij të parë profesionale ndërsa humbi gjithashtu katër titujt e tij të botës në peshat e rëndë të boksit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth boksit

Kjo humbje i ka kushtuar shumë Joshuas, pasi tani ka humbur edhe pozitën e parë dhe gjendet vetëm në vendin e katërt.

Andy Ruiz vs Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Wilder, i cili mban titullin WBC, renditet i dyti, ndërsa amerikani ka të planifikuar luftën ndaj Luis Ortiz pas shkatërrimit që i bëri Dominic Breazeales në maj.

Ruiz Jr shënon renditjen më të mirë në karrierë, pasi renditet i treti në divizionin e peshave të rënda.

Renditja nga Ring Magazine

Më poshtë keni renditjen e boksierëve të peshave të rënda nga “Ring Magazine”:

1.Tyson Fury

2.Deontay Wilder

3.Andy Ruiz Jr

4.Anthony Joshua

5.Dillian Whyte

/Telegrafi/

 

Exit mobile version