Disfata në udhëtim te Vushtrria nuk i ka prishur shumë punë Ballkanit që do të dimërojë në pozitën e parë këtë edicion.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi mbyll vjeshtën me dhjetë fitore, katër barazime dhe tri disfata.
34 pikë për portokallinjtë që ndiqen nga Gjilani me 32 pikë, Drita dhe Prishtina që kanë nga 31.
Tashmë në garë është rikthyer edhe Feronikeli që me 27 pikë ‘kërcënon’ skuadrat në krye.
Fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë kanë marrë Ferizaj dhe Vushtrria që mezi po e presin afatin kalimtar të janarit.
Drenica, Llapi dhe Trepça ’89 do të dimërojnë pak më të qeta. /Telegrafi/