Telegrafi

Renditja e finalistëve në Festivalin e RTSh-së sipas votave të jurisë

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është mbajtur nata finale e Festivalit të RTSh-së.

Me këtë rast, në mesin e 12 konkurrentëve këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, është shpallur fituese e Fest ’58.

Ndërkohë, në rrjetet sociale gjatë gjithë kësaj kohe kishte reagime të shumta për shkak se Elvana ishte një ndër emrat favorit për të fituar.

Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së (Foto: YouTube)

Gjatë ditës së sotme (e hënë), faqja zyrtare e ‘Eurovision Albania’ ka publikuar renditjen e finalistëve sipas pikave të jurisë.

Lexo po ashtu Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Arilena Ara është radhitur në vendin e parë me 67 pikë, teksa Elvana renditet menjëherë pas saj me 64 pikë, diferenca e së cilës është vetëm për tre poena.

01. Arilena Ara – Shaj

02. Elvana – Me tana

03. Sara Bajraktari – Ajër

04. Bojken Lako – Malaseen

05. Era Rusi – Eja Merre

06. Kamela Islamaj – Më ngjyros

07. Albërije Hadërgjonaj – Ku ta gjej dikë ta dua

08. Valon Shehu – Kutia e Pandorës

09. Tiri Gjoci – Me gotën bosh

10. Robert Berisha – Ajo nuk është unë

11. Gena – Shqiponja e lirë

12. Olta Boka – Botë për dy

Këngëtarja Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, që këtë vit do mbahet në Holandë. /Telegrafi/