Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është mbajtur nata finale e Festivalit të RTSh-së.
Me këtë rast, në mesin e 12 konkurrentëve këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, është shpallur fituese e Fest ’58.
Ndërkohë, në rrjetet sociale gjatë gjithë kësaj kohe kishte reagime të shumta për shkak se Elvana ishte një ndër emrat favorit për të fituar.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), faqja zyrtare e ‘Eurovision Albania’ ka publikuar renditjen e finalistëve sipas pikave të jurisë.
Arilena Ara është radhitur në vendin e parë me 67 pikë, teksa Elvana renditet menjëherë pas saj me 64 pikë, diferenca e së cilës është vetëm për tre poena.
01. Arilena Ara – Shaj
02. Elvana – Me tana
03. Sara Bajraktari – Ajër
04. Bojken Lako – Malaseen
05. Era Rusi – Eja Merre
06. Kamela Islamaj – Më ngjyros
07. Albërije Hadërgjonaj – Ku ta gjej dikë ta dua
08. Valon Shehu – Kutia e Pandorës
09. Tiri Gjoci – Me gotën bosh
10. Robert Berisha – Ajo nuk është unë
11. Gena – Shqiponja e lirë
12. Olta Boka – Botë për dy
Këngëtarja Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, që këtë vit do mbahet në Holandë. /Telegrafi/