Site icon Telegrafi

Renditja e BKT Superligës për ndeshjet në shtëpi dhe mysafir: Ballkani i fortë si vendas, Prishtina dështim

Ka përfunduar xhiro e nëntë në BKT Superligë, njëherit edhe faza e parë nga katër sa do të zhvillohen.

Pas nëntë takimeve të para, Ballkani e Drenica janë në vendin e parë në tabelë ku kanë grumbulluar nga 17 pikë.

Skuadra më e mirë në ndeshjet si vendas ka qenë Ballkani i Therandës, që ka marrë tri fitore e dy barazime e në total 11 pikë.

Vetëm një pikë më pak ka Drenica, që në ndeshjet në Bajram Aliu ka grumbulluar 10 pikë.

Tabela me ndeshjet e zhvilluara si vendas nga skuadrat e BKT Superligës

Prishtina e Ulpiana janë dy skuadrat që nuk kanë marrë fitore në shtëpi, pasi nga katër ndeshje kanë luajtur në dy baras dhe dy të tjera i kanë humbur.

Ndërkohë, Gjilani qëndron më mirë si mysafir sesa vendas, pasi në udhëtim ka rrëmbyer 9-të pikë, duke mos pësuar asnjë humbje, derisa si vendas ka një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Më mirë si mysafir qëndron edhe Prishtina, pasi në udhëtim ka marrë 8-të pikë, pas tyre vjen Drita e cila ka arritur të rrëmbej shtatë pikë.

Tabela me ndeshjet e zhvilluara si mysafirë nga skuadrat e BKT Superligës

Ndërkaq në pozitë të palakmushme ndodhet Dukagjini e cila ende nuk ka shijuar fitoren e parë si mysafir. /Telegrafi/

Exit mobile version