Telegrafi

Renditen top pesë sulmuesit më të mirë në Ligën Premier

Liga Premier më në fund po rikthehet, pasi ishte ndërprerë në mesin e muajit mars nga coronavirusi.

Pas tre muajsh në vetëizolim, Aston Villa – Sheffield United dhe Manchester City – Arsenal, sinjalizojnë sonte rikthimin e ligës angleze.

Me nga nëntë ndeshjet të mbetura për shumicën e klubeve, ka ende për çfarë duhet luajtur, me Liverpoolin që është afër të fitojë titullin e parë pas më shumë se 30 vitesh.

Derisa Liga Premier po e planifikon rikthimin, SunSport ka renditur top pesë sulmuesit më të mirë:

#1 Harry Kane

Kur është në formë dhe në disponim, ylli i Tottenham Hotspurit ngjallë frikë te çdo kundërshtar me lëvizjet e tij brenda 16 metërshit.

#2 Sergio Aguero

Argjentinasi ende cilësohet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në ligën angleze, e që padyshim se është edhe pjesë e historisë, duke u bërë pjesë e sulmuesve legjendarë që kanë luajtur ndër vite, duke i bërë konkurrencë edhe Thierry Henrys.

#3 Roberto Firmino

Nuk njihet shumë si golashënues, por është mjaftë produktiv për Liverpoolin, pasi jo vetëm instinkti për të shënuar gol, mirëpo ai ndihmon dhe me asistime.

#4 Marcus Rashford

Mediat në Angli raportojnë se ‘Tre Luanët’ kanë siguruar për disa vite sulmin, shkaku që Rashford i ka të gjitha: Driblimet, pasimet dhe golat.

#5 Jamie Vardy

Erdhi nga disa nivele më të ulëta angleze, mirëpo arriti shumë shpejtë të bëhet një lojtar shumë joshës për skuadrat e mëdha. Edhe pse po shkon drejtë përfundimit të karrierës, Vardy në katër vitet e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Jamie Vardy (Getty Images)