Telegrafi

Renditen top 25 boksierët më të mirë aktualisht në botë

Canelo Alvarez kryeson rrugën si boksieri më i mirë në botë për momentin përpara kampionit të WBC-së, Tyson Fury dhe kampionit në kategoritë tjera të botës, Oleksandr Usyk.

Superylli meksikan krenohet me një rekord mbresëlënës 57-1-2 dhe nuk ka humbur që nga super-lufta e tij në vitin 2013 me legjendën e boksit Floyd Mayweather.

Canelo ka fituar tituj në katër kategori peshash dhe së fundmi u kurorëzua kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme.

Ylli i boksit vulosi një fitore të bujshme me nokaut në raundin e 11-të ndaj Caleb Plant në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të shtunën.

BoxRec e ka vendosur Canelo në krye të renditjes së saj për boksierin më të mirë aktiv në botë, me kampionin e padiskutueshëm të peshës super të mesme që shënon 964.5 pikë.

Genadi Golovkin, i cili fillimisht siguroi një barazim kundër Canelos përpara se të pësonte një disfatë në revansh, përfundoi në vendin e dytë me 508.2 pikë.

Bashkë me Canelon dhe Triple G në tre vendet e para të renditjes së BoxRec është Fury, i cili mori 456.8 pikë.

Usyk, i cili i mposhti Anthony Joshuan me një fitore unanime mahnitëse në shtator, zuri vendin e katërt në renditje.

Të postuar më poshtë janë 25 boksierët më të mirë në botë për momentin, sipas BoxRec:

25# Naoya Inoue (141.4 pikë)

24# Dmitry Bivol (143.7 pikë)

23# Daniel Jacobs (147.4 pikë)

22# Brian Carlos Castano (156.5 pikë)

21# Jermell Charlo (156.6 pikë)

20# Jermall Charlo (158.7 pikë)

19# Roman Gonzalez (161.4 pikë)

18# Deontay Wilder (177.1 pikë)

17# Dillian Whyte (177.9 pikë)

16# Jose Zepeda (178.0 pikë)

15# Artur Beterbiev (190.4 pikë)

14# Regis Prograis (191.8 pikë)

13# Oscar Valdez (193.7 pikë)

12# Juan Francisco Estrada (195.3 pikë)

11# Josh Taylor (203.6 pikë)

10# Yordenis Ugas (213.8 pikë)

9# Callum Smith (229.7 pikë)

8# Mairis Briedis (263.9 pikë)

7# Anthony Joshua (315 pikë)

6# Terence Crawford (334.1 pikë)

5# Errol Spence Jr (352.2 pikë)

4# Oleksandr Usyk (444.3 pikë)

3# Tyson Fury (456.8 pikë)

2# Genadi Golovkin (508.2 pikë)

1# Saul ‘Canelo’ Alvarez (964.5 pikë) /Telegrafi/