Telegrafi

Renditja tabelare pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës, katër skuadra në garë të ngushtë për titull

Ka përfunduar edhe java e 27-të në Superligë e Kosovës, me pretendentët për titull që morën fitore.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Gjilanin që mori një pikë në shtëpi në takimin ndaj Llapit që përfundoi 2-2.

Drita edhe në këtë javë tregoi më të mirë në fushë, duke fituar 2-0 në Gjilan nga Dukagjini, e që ruajti diferencën në pikë.

Edhe Ballkani në këtë javë ishte në top formë, pasi arriti të merrte një fitore të lehtë në Therandë ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Feronikelit që u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke përfunduar 3-1 në të mirë të bardhekaltërve.

Lexo po ashtu Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

Fitore në këtë rreth kanë marrë edhe Trepça ’89 që mposhti Dritën në shtëpi me shifrat 4-2.

Në anën tjetër, Flamurtari ka mposhtur Ferizajn 3-2 në ndeshjen dramatike që u zhvilluan të dielën e javës që shkoi.

Më poshtë mund ta shikoni renditjen tabelare të plotë në Ipko Superligë e Kosovës:

Foto: Flashscore/Prsc