Aleanca Renault-Nissan është bërë prodhuesi më i fundit automobilistik që ka njoftuar se do të lansojë automobila vetëvozitës në të ardhmen.
Në një njoftim të dhënë së fundmi, kompania automobilistike ka njoftuar se do të lansojë dhjetë modele me teknologjinë autonome deri në vitin 2020.
Modelet do të jenë në dispozicion në Evropë, Amerikë, Japoni dhe Kinë.
Renault-Nissan thotë se kjo teknologji do të jetë shumë e zakonshme dhe e lirë.
Në vitin 2016, kjo kompani synon të sjellë kontrollimin automatik të një shiriti, ndërsa dy vjet më vonë do të mundësojë ndërrimin e shiritit dhe kontrollim e disa të tillëve përmes teknologjisë më të re autonome. Në vitin 2020, Renault-Nissan planifikon të sjellë vetë-vozitjen e plotë.