Renato Sanches në fund të këtij sezoni, duket se do të largohet nga Bayern Munichu.
Siç raportojnë mediat gjermane, dy skuadrat franceze, Monaco dhe Marseille, janë të interesuara për Sanchesin.
Futbollisti, i cili verën e kaluar iu bashkua Bavarezëve mund të largohet nga Allianz Arena, pasi ka dështuar të tregojë vlerat e tij më të mira këtë sezon të garave në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Monaco dhe Marseille synojnë që në afatin kalimtar të kësaj vere ta marrin Sanchesin në formë huazimi, me opsionin që më pas ta blejnë kartonin e plotë të lojtarit.
Portugezi rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur edhe me ekipin e parë deri në vitin 2016. /KP/Telegrafi/