Site icon Telegrafi

Renato Sanches kërkon largimin nga Bayerni, e ardhmja e tij mes Serie A dhe Ligue 1

Renato Sanches nuk është aspak i lumtur te Bayern Munich.

Mesfushori portugez në ndeshjen e parë të kampionatit luajti vetëm disa minuta dhe pas ndeshjes shpërtheu.

“Nuk jam aspak i lumtur me minutat që kam. Kam kërkuar largimin, por nuk më lejuan dhe nuk po më japin hapësira”, tha Sanches.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer askujt te Bayernit që pritet ta shes gjatë kësaj vere.

E ardhmja e mesfushorit portugez duket se do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

PSG, Monaco dhe Olympique Marseille janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim.

Bayerni është gati ta shesë lojtarin e tyre, nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro.

Ndërkohë në garë për të mbetën edhe dy ekipet tjera italiane Fiorentina dhe Lazio. /Telegrafi/

Exit mobile version