Site icon Telegrafi

Renato Sanches është ‘Golden Boy 2016’

Renato Sanches është zgjedhur “Djaloshi i Artë 2016” (“Golden Boy”), çmim që vlerëson futbollistin më të mirë nën 21 vjeç e që jepet çdo vit prej 2003-shit nga e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

Mesfushori i Bayern Munich e ka marrë trofeun në një ceremoni të posaçme që u mbajtë sonte në Montekarlo.

19-vjeçari ka mposhtur talentin anglez Marcus Rashford dhe shokun e skuadrës te Bayerni, Kingsley Koman.

Lexo po ashtu Historia e djaloshit që u ble për 35 topa dhe po shkëlqen në Euro 2016 (Foto/Video)

Në një prononcim për Tuttosport-, 19-vjeçari e komentoi kështu vlerësimin nga trajnerët.

Sanches me menaxherin e tij Jorge Mendes

“Jam më se i lumtur, ky çmim ka vlerë botërore. Por mbetem me këmbë në tokë, kam shumë për të mësuar nga shokët fantastikë të mesfushës si Vidal, Alonso, Tiago e Kimich. Këtë çmim ia kushtoj familjes”.

Lexo po ashtu Sanches, lojtari i rekordeve të Evropianit

“Liga e Kampionëve? Nuk ka histori, do ta fitojë Bayerni. Është skuadra më e fortë në botë”. /Telegrafi/

Të gjithë fituesit deri më tani

2003 – Rafael Van Der Vart

2004 – Wayne Rooney

2005 – Lionel Messi

2006 – Cesc Fabregas

2007 – Sergio Aguero

2008 – Anderson

2009 – Alexandre Pato

2010 – Mario Balotelli

2011 – Mario Gotze

2012 – Isco

2013 – Paul Pogba

2014 – Raheem Sterling

2015 – Anthony Martial

 

Exit mobile version