Telegrafi

Renata shkëlqen para edicionit të ri të “Modë” me fustan atraktiv dhe ngjyra të ngrohta

Emisioni “Modë” në TV Dukagjini nuk mund të ketë kuptim pa vet autoren e cila përcjell trendet e fundit.

Si gjithmonë, edhe kësaj radhe autorja e emisionit “Modë”, Renata Gafuri shfaqet mjaft atraktive.

Në prag të emisionit të ri me storie nga trendet e ndryshme, vet autorja është përkujdesur që të sjellë trendet ende pa u transmetuar emisioni.

Me fustan nga disenjatori i njohur Etnik Shala, bukuroshja bjonde shfaqet në ngjyra të ngrohta, në një fustan që inspiron në prag të verës.

Prezantuesja gjithnjë shfaqet atraktive teksa veten e ka gjetur në emisionin e ri pas suksesit me emisionin filmik, “Cinemania”.

Emisioni “Modë” në TV Dukagjini transmetohet çdo të premtë nga ora 20:30 dhe aty shpalosen trendet e fundit nga bota modës. /Telegrafi/