Në rrjetet sociale është shfaqur një video e re në të cilën rekrutët rusë, të pakënaqur me pajisjet dhe stërvitjen, diskutojnë me komandantin e tyre dhe një nga ushtarët e godet me grusht në gjoks.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një qendër rekrutimi pranë Moskës, transmeton Telegrafi.
“Çfarë po ndodh? Kjo është lodër, imitim i të shtënave, ushtrimeve dhe marshimeve. Mbushi dy karikator, gjuaj armikun imagjinar? Sa herë? Dy herë në terren stërvitje dhe një herë në postblloqe”, i thotë njëri nga ushtarët komandantit që vazhdimisht e shante.
Aggressive mobiks at the training centre near Moscow are not happy with the training provided to them. Here the man is arguing with the officer, blaming him for not providing enough shooting drills, and threatening to put him in his place. pic.twitter.com/fmRnwlCkVe
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) November 13, 2022
“Edhe një herë po të pyes, pse po gjuajmë në drejtim të këmbësorisë imagjinare? Ku janë objektivat që lëvizin. Pse po ushtrojmë në terren për stërvitje me tanke”, shtoi ushtari.
Pas kësaj komandanti i përgjigjet se ekzistojnë edhe njësi tjera që trajnohen paralel me ta, dhe se nuk ka vend për të gjithë.
“Pse na i keni dhënë ato mbeturina kineze e jo jelek të vërtetë ushtarak? Askush nuk e ka testuar këtë nëse shpohet nga plumba”, paralajmëron ushtari i nervozuar.
Në video dëgjohen edhe ushtarët e tjerë, duke folur dhe pranuar se vetë i kanë testuar jelekët kinezë dhe se plumba i kanë shpuar me lehtësi.
Continuation of the story with mobilised soldiers from the Moscow region aggressively talking to the officer about their lack of proper equipment and treatment.
Filmed up close, the insults by the soldier were followed by punching the officer in the chest, and more insults. pic.twitter.com/Sgc6nrppPV
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) November 13, 2022
Ata pranuan se me mjetet e tyre i kanë blerë pajisjet, pasi ato që u janë dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm nuk janë adekuate.
Në fund të videos, ushtari godet komandantit dhe vazhdon ta kërcënojë derisa ushtarë e tjerë qeshin. Ushtari i nervozuar i thotë se nuk do të shtrihet ne istikame me të.
Kjo nuk është hera e parë që rekrutët ankohen dhe i kundërvihen eprorëve. Disa ditë më parë në qyteti Kazan ka pasur mosmarrëveshje mes disa rekrutrëve dhe eprorëve. /Telegrafi/