Shpesh thuhet se Antonio Conte nuk jep rezultate në Ligën e Kampionëve, por statistikat tregojnë se ai fitoi vetëm tre nga 15 ndeshjet e tij të fundit në këtë garë.
Nerazzurrët u eliminuan në fazën e grupeve për vitin e dytë, por kjo ishte hera e parë që ky klub përfundoi ndonjëherë në fund të grupit të tij në këtë garë.
Conte është kritikuar për rekordin e tij të dobët në Ligën e Kampionëve dhe shifrat pasqyrojnë një problem serioz në këtë garë për trajnerin italian.
Duke përfaqësuar klubi si Chelsea dhe Inter, Conte ka fituar vetëm tre nga 15 ndeshjet e tij të fundit në Ligën e Kampionëve.
Ata fituan 2-0 ndaj Borussia Dortmund në tetor të vitit 2019, 3-1 ndaj Slavia Pragës në nëntor 2019 dhe 3-2 në Borussia Monchengladbach në dhjetor të 2020.
Këto ishin pikat e vetme të ndritshme midis gjashtë barazimeve dhe gjashtë humbjeve për Conten.
Antonio Conte’s #UCL record
-Juventus 12-13: Quarters
-Juve 13-14: Group stage, 3rd
-Chelsea 17-18: Last 16
-Inter 19-20: Group stage, 3rd
-Inter 20-21: Group stage, 4thSame old story. Too rigid tactically, incapable managing twice a week, 352 doesn’t win in Europe #INTSHK
— Carlo Garganese (@carlogarganese) December 9, 2020
Duke përfshirë kohën e tij në Juventus, Chelsea dhe Inter, rekordi total i trajnerit në Ligën e Kampionëve është 12 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje.
Më së largu që ai shkoi në këtë garë ishte çerekfinalja me Juventusin në sezonin 2012-13, ku humbi 4-0 në total ndaj Bayern Munich. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gabipass_/status/1336801007276339204