Rekordi i golave të Peles vazhdon të jetë më i mirë se ai i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që janë mbrapa legjendës.
Supozohet se braziliani ka shënuar në total 1.279 gola, mirëpo që shumëkush ishte tallur me atë se ato gola ishin shënuar në miqësore,
Por, edhe nëse largohen ato, Pele vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. Ai ka shënuar 757 sosh në ndeshje zyrtare për klub dhe kombëtare, që i bije se ka 0.93 gola për ndeshje.
Ronaldo ka shënuar deri më tani 742 gola që i bije 0.73 gola për ndeshje, derisa Messi ka 707 sosh me 0.81 gola për ndeshje.
Pele vazhdon të mbajë rekordin për më shumë gola të shënuar, derisa portugezi e argjentinasi kanë ende kohë që të kalojnë brazilianin.
Kujtojmë se Pele kishte shënuar 643 gola për Santosin, një rekord botëror i arritur me vetëm një klub. /Telegrafi/