Të gjithë e dimë lojën e popullarizuar “Limbo”, ku duhet të kalohet poshtë një shkopi vertikal, me pjesën e sipërme të trupit të lakuar pas.
Kjo lojë është mjaftë e vështirë të bëhet nga njerëzit e zakonshëm, por jo edhe nga Shemika Charles.
Vajza 22-vjeçare ka kaluar së fundmi poshtë veturës, duke thyer Rekordin Botëror të Guinness-it, për kalimin më të ulët ndonjëherë në këtë stil, transmeton Telegrafi.
Në fakt, vajza nga Trinidadi dhe Tobako ka thyer rekordin e saj të vitit 2010, kur është shpallur rekordmene në kalimin poshtë shkopit vertikal të vendosur në dy shishe birre. /Telegrafi/