Telegrafi

Rekord i ri në Bundesliga për asistime, Muller futet në histori dhe lë mbrapa De Bruynen

Thomas Müller. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Është vendosur një rekord i ri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga sa i përket asistimeve.

Sulmuesi gjerman Thomas Muller është bërë asistuesi më i mirë në histori të Bundesligës brenda një edicioni.

30-vjeçari me asistimin në ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut, arriti në kuotën e 21 asistimeve brenda një edicioni, që është rekord absolut në futbollin gjerman.

Thomas Mueller . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Muller arriti ta thyej rekordin e mbajtur nga Kevin De Bruyne, ku sa ishte pjesë e Wolfsburgut në edicionin 2014/15 e përfundoi me 20 asistime.

Ndërkohë në pozitën e tretë mbetet anësori norvegjez i RB Leipzig, Emil Forsberg që në sezonin 2016/17 kishte bërë 19 asistime.

Nga 21 asistimet këtë edicion, Muller ka pasur pasime vendimtare në shtatë golat e Robert Lewandowskit.

Gjithsesi ky është një rekord i madh për yllin gjerman, rekord që vështirë se do të thyhet disa vite.

Tani i mbetet legjendës së Bayernit që në edicionet e ardhshme të provojë ta thyej rekordin e tij, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë. /Telegrafi/