Telegrafi

Rekord në kthimin 360 shkallësh me veturë, në hapësirë shumë të ngushtë (Video)

I njohur si ‘parkuesi më i mirë i veturës’, thyesi i shumë rekordeve, Alastair Moffatt, kësaj radhe ka një plan tjetër.

Ai do të bëjë kthim prej 360 shkallësh, në një hapësirë shumë të ngushtë.

Për ta thyer këtë rekord, ai ka një hapësirë prej 2.25 metrave, transmeton Telegrafi. Pra, gjithçka duhet ta bëjë 25 centimetra larg veturave të parkuara.

Me veturën Subaru BRZ, të cilës i janë bërë disa intervenime, ai e realizoi këtë rekord i cili pritet të njihet së shpejti nga zyrtarët e librit të rekordeve Guinness. /Telegrafi/