Real Madrid ka kryesuar tabelën e njëzet klubeve më të ardhurat më larta vjetore prej 750 milionë eurove, duke zhvendosur Manchester Unitedin në pozitën e tretë.
United zë vendin e tretë pas Barcelonës teksa është hera e parë që nga viti 2014/15 që anglezët mbesin pas dy klubeve spanjolle.
Madrilenët e fituan për herë të tretë rresht Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin 3-1 në Kiev.
Kjo ndihmoi në rritjen e të ardhurave për Los Blancos, të cilët tani e kryesojnë “kampionatin e parave” për herë të 12-të, njofton Deloitte.
Me 356.2 milionë euro, Los Blancos tani kanë të ardhurat më të larta komerciale se çdo klub tjetër futbolli në nivel global, duke kontribuar në të ardhurat rekord botërore.
Në top pesë vendet e para gjenden edhe Manchester City dhe Bayern Munichu gjersa asnjë klub italian nuk gjendet në dhjetë pozitat e para.
Bazuar në sezonin 2017-18, gjithashtu tregon se të ardhurat e kombinuara të njëzet klubeve më të mëdha janë rritur për 6 për qind, përkatësisht për 8.3 miliardë euro, rekord i ri. /Telegrafi/