Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka rekomanduar zyrtarisht që të nisin bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës pasi të përmbushë kushtet e pazgjidhura për t’u bashkuar me bllokun.
“Komisioni rekomandon që Këshilli [BE] të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën”, deklaroi Komisioni Evropian.
Ai tha se bisedimet duhet të nisin zyrtarisht kur Kievi të ketë përmbushur kërkesat e pazgjidhura – dhe të bëjë një propozim të ngjashëm për Moldavinë.
Ukrainians are deeply reforming their country and preparing for accession,
even as they are fighting an existential war.Today the Commission recommends that the Council opens accession negotiations with Ukraine. pic.twitter.com/XNuyZigoZu
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 8, 2023
Kushtet për Ukrainën përfshijnë goditjen e korrupsionit, miratimin e një ligji për lobimin në përputhje me standardet e BE-së dhe forcimin e masave mbrojtëse të pakicave kombëtare.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar duke pohuar se Evropa “ka ndërmarrë hapin e duhur”.
Ai tha se Ukraina “e meriton” anëtarësimin për “mbrojtjen e vlerave evropiane. Sot, historia e Ukrainës dhe e gjithë Evropës ndërmorën hapin e duhur”. /Telegrafi/