Telegrafi

Me rekomandim të Neymar, ish- i dashuri i motrës së tij do të transferohet te Barca (Foto)

Barcelona është pranë transferimit të mesfushorit të Santosit, Lucas Lima, bëjnë të ditur mediat në Brazil.

Fox Sports Brazil raporton se 26-vjeçari do të transferohet në Camp Nou si lojtar i lirë në fund të këtij viti, kur edhe i skadon kontrata me klubin brazilian.

Neymar dhe motra e tij, Rafaella (Instagram)

Lima është ish-i dashuri i motrës së Neymar, Rafaella Beckran dhe përfaqësohet nga babai i sulmuesit të Barcelonës.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Blaugranët, e cila do të bëhet publike në muajin korrik. Bëhet e ditur se vet Neymar e ka rekomanduar personalisht Liman te krerët e klubit katalunas.

Lucas Lima dhe Neymar (Instagram)

Mesfushori është kërkuar nga shumë klube evropiane, në mesin e tyre Real Madridi dhe Bayern Munichu, si edhe disa klube nga Superliga kineze.

Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe për Inter de Limeira, Internacional dhe Sport Recife.

Ndryshe, pasi u nda nga Lima, motra e Neymarit është lidhur me sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/

Gabigol dhe Rafaella (Instagram)