Telegrafi

Reklama më e mirë e futbollit është filmuar 20 vjet më parë: A ju kujtohet turneu i mbajtur në anije me plot yje futbolli, finalja tjetër nivel

20 vjet më parë, për shumë njerëz është lëshuar reklama më e mirë e futbollit në histori e prodhuar nga Nike, në një “turneu të mbajtur në kafaz” të një anije.

Tani kur kompanitë e sotme luftojnë për të tërhequr një yll të madh për të bashkëpunuar, në vitin 2002 Nike solli 25 yjet më të mëdhenj të asaj epoke në një video.

Ishte një reklamë për Kupën e Botës që do të zhvillohej në Japoni dhe Korenë e Jugut në vitin 2002, në të cilën 24 yje luajnë një turne 3 kundër 3, dhe drejtues i turneut ishte legjenda Eric Cantona.

Lojtarët e njohur u ndanë në tetë skuadra dhe eliminimi u luajt sipas parimit “kush shënon i pari”.


Këto ishin skuadrat pjesëmarrëse dhe lojtarët

Triple Espresso: Thierry Henry, Francesco Totti, Hidetoshi Nakata

Të Onetouchables: Patrick Viera, Paul Scholes, Ruud van Nistelrooy

Toros Locos: Freddie Ljungberg, Javier Saviola, Luis Enrique

Ceberus: Edgard Davids, Lilian Thuram, Sylvain Wiltord

Os Tornados: Luis Figo, Ronaldo, Roberto Carlos

Funk Seoul Brothers: Ronaldinho, Denilson, Seol Ki-Hyeon

Tutto Bene: Fabio Cannavaro, Tomas Rosicky, Rio Ferdinand

Equipo del Fuego: Hernan Crespo, Gaizka Mendieta, Claudio Lopez

 


Reklama u filmua në disa pjesë, ndeshje pas ndeshje dhe në finale u takuan Triple Espresso dhe Os Tornados.

Skuadra e Henryt fitoi dhe në një mënyrë shumë spektakolare. Ndërsa Cantona hodhi topin për të filluar ndeshjen, Totti u përkul kinse për të lidhur këpucën e tij dhe Henry vrapoi, u hodh mbi Tottin dhe qoi topin në rrjetën e Ronaldos dhe shokëve të tij, Carlos e Luis Figo.

Më poshtë i gjeni të gjitha ndeshjet e zhvilluar për reklamën, të cilat me siguri kanë mbetur në kujtesën e të gjithë futbolldashësve. /Telegrafi/