Kandidati për President të Maqedonisë, Blerim Reka ka folur në Click Plus në TV21 për kandidaturën e tij dhe për kundërkadidatët për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“U kriju një famë ditëve të fundit se Blerim Reka është i BDI-së, kuadër i BDI-së, e tjera e tjera. Shikoni, unë asnjëherë nuk e kam mohuar, se propozimin për ambasador të Republikës së Maqedonisë për të shku ambasador në BE në Bruksel, e ka dhënë BDI-ja, si pjesë e Qeverisë Buçkovski. A duhet disa herë ta përsëris. Siç është ky fakt i pakontestueshëm, gjithashtu fakt i pakontestueshëm edhe se unë asnjëherë nuk kam qenë anëtar i BDI-së. Me përfundimin e punës si ambasador në Bruksel, unë nuk kam shku në BDI. A më keni pa mu në ndonjë organ, kryesi, këshill qendror, e tjera e tjera?” tha mes tjerash Reka.
Përndryshe, Reka është kandidat i pavarur në këtë garë, i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa. /Telegrafi/