Telegrafi

Reja pas humbjes nga Franca: Humbëm pas gabimeve që mund të ishin evituar, te vendosja e Roshit ishte faji im

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka folur pas humbjes së thellë të pësuar nga Franca në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Shqipëria u mposht 4-1 nga Franca në ndeshjen e vlefshme për Grupin H.

Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve ka folur në konferencë dhe ka pranuar fajin në disa lëvizje të tij.

Lexo po ashtu Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur

“Do të thosha dy golat e parë të shpejtë që pësuam erdhën nga dy gabime individuale mund t’i kishim evituar”, ka thënë fillimisht Reja pas ndeshjes.

Momenti i golit të Coman (Foto: UEFA.com)

“Diçka pozitive patëm, normale që patëm disa gabime personale, që sollën golat në pjesën e parë. Në disa momente arritëm të dilnim dhe të ishim të rrezikshëm para portës”.

“Është normale që Franca ka lojtarë të fortë, me lojtarë të shpejtë në krahë që na vuri në vështirësi. Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin”.

Lexo po ashtu Franca 4-1 Shqipëria, statistikat e ndeshjes

“Shumicën e gjërave që kemi provuar në stërvitje u kryen me sukses nga çunat, por nuk arritëm të luajmë mirë në sulm për ta mbajtur mbrojtjen tonë më lartë”.

“Sa i përket detyrave mbrojtëse të Roshit faji është i imi, pasi nuk u desh t’i jap detyra jashtë karakteristikave të tij sulmuese”, përfundoi italiani. /Telegrafi/