Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen e humbur nga Turqia në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll të vlefshme për grupin H, Shqipëria pësoi humbje minimale 1-0 nga Turqia.
Pas ndeshjes, Reja tha se ishte fatkeqësi që Shqipëria pësoi në këtë mënyrë.
“Kemi bërë një paraqitje thuajse perfekte, përjashtuar episodin e fundit. Fatkeqësi që e pësuam kështu dhe lojtarët tanë janë të mërzitur. Besoj se i gjithë populli shqiptar që na ndoqi është mërzitur dhe dëshpëruar”, tha Reja për SS.
“Natyrisht tre pikët do të na jepnin gjasa për kualifikimin, por nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit, përderisa është e mundur”.
“Nuk mund të them asgjë për nivelin e treguar nga Shqipëria. Nuk mendoj se djemtë nuk donin që të shënonin. Të japim maksimumin dhe të godasim para portës. Aty u panë edhe mangësitë”.
“Nuk më zhgënjeu asnjë lojtar, të gjithë ishin shumë të mirë. Jam i mërzitur me fatin. Nëse vazhdojmë kështu, vendosim në vështirësi çdo kundërshtar”, është shprehur Reja. /SS/