Site icon Telegrafi

Reja: Kam ofertë nga Shqipëria, vendosi pas ndeshjes me Andorrën

Edoardo ‘Edy’ Reja ka marrë një ofertë zyrtare nga FSHF për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit.

Trajneri e konfirmoi vetë këtë gjë për mediat italiane, ku tha se është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare, por i ka kërkuar 24 orë kohë që të mendohet.

Gjithashtu, Reja tha se vendimi i tij do të ndikohet nga ndeshja Andorra-Shqipëri.

Lexo po ashtu Kandidatët që mund të marrin drejtimin e Shqipërisë

Ish-trajneri i Lazios dhe Napolit nuk mund të linte pa përmendur as portierin Thomas Strakosha, për të cilin tha se dënimi ishte i tepruar.

Edoardo Reja (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Dje shkova të flas me federatën, mora 24 orë kohë për të vendosur. Varet çfarë do bëjë me Andorrën sot”.

“Një vonesë e vogël është e pranueshme, m’u duk i tepruar dënimi“, ka deklaruar Reja për Cittaceleste.it.

Exit mobile version