Site icon Telegrafi

Reja: Ishim të gatshëm të vinim në dispozicion edhe aeroplan privat për ta sjellë Kumbullën

(Foto: Instagram/maxkumbulla/Screenshot/FSHF)

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane u kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të disa lojtarëve të këtij klubi.

FSHF ka njoftuar se stafi kuqezi shpreson që ta ketë 20-vjeçarin të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, shpjegoi në konferencën për shtyp, se ekzistojnë ende mundësi që Kumbulla të jetë në dispozicion të tij.

“Dje (e hënë) jemi përpjekur për të folur me autoritet shëndetësore të Romës, nëse mund të vinte, por sot (e martë) rezultuan edhe tre lojtarë të tjerë pozitivë. Situata është e vështirë”.

(Foto: Instagram/maxkumbulla)

“Ne ishim gati t’i vinim në dispozicion edhe aeroplan privat. Uroj që ta lejojnë e ta kemi për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen të shtunën, që ta kemi në dispozicion”.

Lexo po ashtu Reja: Po të kisha mundësi, do ta evitoja miqësoren me Kosovën

“Ideja jonë është t’i fitojmë të dyja ndeshjet (në Ligën e Kombeve), sepse ishim favoritë në fillim dhe vazhdojmë të jemi edhe tani. Na shkoi keq ndeshja në shtëpi me Lituaninë, nuk mundëm të fitonim në Kazakistan dhe pastaj Lituani, por nëse i fitojmë të dyja ndeshjet që kanë mbetur, me shumë mundësi do të jemi të parët”, ka deklaruar Reja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/maxkumbulla)
Exit mobile version