Armina Mevlani, e dashura Shkëlzen Berishës – djalit të ish-kryeministrit shqiptar, ka treguar se tashmë ka biseduar me partnerin e saj për martesën e tyre.
Modelja ka thënë se kurorëzimi i dashurisë së tyre do të vijë në momentin e duhur.
E pyetur nga Bluetooth se kur do ta bëjë fëmijën e parë, ajo është shprehur: “Në këtë pikë jam tradicionale dhe gjithmonë kam dashur t’i bëj gjërat në kohën e duhur”.
“Fillimisht, të shijoj lidhjen dhe të njoh partnerin për disa vite, më pas të bashkëjetoj me të, më pas janë hapat e tjerë, si fejesa, martesa dhe ardhja në jetë e fëmijëve”.
“Kam shumë dëshirë që fëmijët të vijnë në jetë pasi të martohem dhe të kem krijuar një bazë të fortë për ta, një familje solide dhe të sigurt, e këtë gjë e krijon vetëm koha para se të merren vendime të rëndësishme”.
“Kohën e kemi para, nuk ka asgjë për të nxituar. Por më duhet ta pohoj që kam dëshirë të kem një familje të madhe me shumë fëmijë dhe me të gjithë të afërmit tanë në krah”.