Natyrisht i kënaqur Edy Reja për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë.
Në mikrofonin e Supersport Reja vlerësoi futbollistët ndërsa shtoi se grupi po rritet nga ndeshja në ndeshje.
A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?
U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.
Debutimi i Trashit me gol…
Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.
Fitore historike, 4 gola në transfertë, dhe hera e parë që shënojnmë 3 në pjesën e parë…
Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive. /SS/