Site icon Telegrafi

Reina ia mbyll dyert Chelseat: Dua të luaj të paktën 150 ndeshje me Milanin

Pepe Reina ka thënë se dëshiron të luajë të paktën 150 ndeshje për Milanin, duke ia mbyllur dyert thashethemeve që e lidhin atë me Chelsean.

Portieri spanjoll u bashkua me Rossonerët këtë verë, si një agjent i lirë, pasi që kontrata e tij në Napoli mbaroi në muajin qershor.

Megjithatë, pasiguria për të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në San Siro ka hedhur dyshime mbi pozicionin e Reinas në klub.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani nënshkruan me Reinan dhe Strinic

Gjatë ditëve të fundit pati shumë spekulime se spanjolli do të kërkojë të largohet nëse Donnarumma mbetet si numër një.

Reina debutoi me Milanin në ndeshjen miqësore ndaj Man Unitedit (Getty Images)

Por, këto thashetheme dhe lidhjeve me Chelsean i ka dhënë fund Reina, i cili ka thënë se është me fat që luan me Milanin dhe dëshiron t’i bëjë të paktën 150 ndeshje me këtë fanellë.

“Kam qenë me fat që të luaj për ekipe të mëdha në karrierën time dhe Milani është padyshim një nga më të rëndësishmit”, ka thënë fillimisht Reina.

Lexo po ashtu Reina drejt Chelseat, Milani përfiton miliona euro për portierin që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare

“Jam i lumtur dhe i nderuar që kam veshur këtë fanellë dhe kam luajtur në ndeshjen time të parë”.

“Dua të luaj të paktën 150 ndeshje në këtë fanellë”, përfundoi portieri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version