Telegrafi

Reina drejt Chelseat, Milani përfiton miliona euro për portierin që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare

Pepe Reina mund ta lë Milanin pa e zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, pasi është i lidhur me një kalim te Chelsea.

Mësohet se Blutë e Londrës  do ta shesin Thibaut Courtois te Real Madridi, dhe pas dështimit të nënshkrimit me Alisson, sytë mbeten në Itali.

I pëlqyer mbetet Gianluigi Donnarumma, por sipas SportMediaset një tjetër portier i Rossonerëve mund të kalojë te Chelsea.

Reina (Foto: AC Milan)

Trajneri i ri Maurizio Sarri e pëlqen Reinan, pasi me spanjollin ka punuar te Napoli.

Veterani mund të kalojë për një shumë prej 7-8 milionë euro, që do të ishte përfitim i madh për Milanin, pasi erdhi si lojtar i lirë nga Napoli.

Reina në ditën e parë në klub (Foto: AC Milan)

Reina ka folur për ANSA-n, ndërsa i ka quajtur vetëm thashetheme të afatit kalimtar.

Portieri ka qenë edhe më parë në Ligën Premier si pjesë e Liverpoolit. /Telegrafi/