Pepe Reina mund ta lë Milanin pa e zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, pasi është i lidhur me një kalim te Chelsea.
Mësohet se Blutë e Londrës do ta shesin Thibaut Courtois te Real Madridi, dhe pas dështimit të nënshkrimit me Alisson, sytë mbeten në Itali.
I pëlqyer mbetet Gianluigi Donnarumma, por sipas SportMediaset një tjetër portier i Rossonerëve mund të kalojë te Chelsea.
Trajneri i ri Maurizio Sarri e pëlqen Reinan, pasi me spanjollin ka punuar te Napoli.
Veterani mund të kalojë për një shumë prej 7-8 milionë euro, që do të ishte përfitim i madh për Milanin, pasi erdhi si lojtar i lirë nga Napoli.
Reina ka folur për ANSA-n, ndërsa i ka quajtur vetëm thashetheme të afatit kalimtar.
Portieri ka qenë edhe më parë në Ligën Premier si pjesë e Liverpoolit. /Telegrafi/