Site icon Telegrafi

Reims: Kthehu më i fortë Arbër Zeneli

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Malit të Zi, ashtu që do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta korrigjuar problemin.

Telegrafi tashmë ka njoftuar për mungesën afatgjate të numrit 10 të Kosovës, ndërsa gjatë të martës klubi i tij, Stade de Reims, ka bërë të ditur se futbollisti ofensiv do të operohet në javën e ardhshme, si dhe do të mungojë nga shtatë deri në nëntë muaj.

Lexo po ashtu Zyrtare: Arbër Zeneli do të operohet, mungon nga shtatë deri në nëntë muaj

Stafi mjekësor i klubit francez e ka konfirmuar dëmtimin serioz të ligamentit të gjurit, i cili mund të mjekohet vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjike.

Në postimet e Stade de Reims në rrjetet sociale, klubi ka shprehur mbështetjen e plotë për futbollistin shqiptar, të cilit i ka uruar shërim sa më të shpejtë.

“Kthehu më i fortë Arbër Zeneli”, shkruan në një postim të Reims në Instagram. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Exit mobile version