Site icon Telegrafi

Reichel: Për vizat flisni me ata që po e bllokojnë demarkacionin!

Ambasadori gjerman në Ukrainë, Ernst Reichel – që më parë ka shërbyer në Kosovë – në një mesazh në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të flasin me personat që e kanë bllokuar demarkacionin.

“Të dashur miq kosovarë, ju mund ta keni kuptuar lajmin se Ukraina dhe Gjeorgjia janë afër liberalizimit të vizave. Pse nuk është përfshirë Kosova? Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi veçse ka qenë parakusht, dhe Kosova s’e ka përmbushur atë. Flisni më ata që janë duke e bllokuar këtë vendim, me gjithë ekspertët ndërkombëtarë që e konfirmojnë se marrëveshja është në rregull, siç duhet”, ka shkruar ai.

Exit mobile version