Sergio Reguilon është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë.
Mbrojtësi i majtë spanjoll është huazuar te Sevilla nga Real Madridi ku po luan rregullisht.
22-vjeçari ka mundur t’i bashkohet Juventusit para Sevillas, por ai preferonte një klub ku do të luante rregullisht.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Juventusi po kërkon përsëri shërbimet e tij. Zonja e Vjetër synon ta shes Alex Sandron dhe Reguilon shihet si zëvendësuesi adekuat i brazilianit.
Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me Realin vetëm deri në verën e vitit 2020.
Los Blancos i kanë ofruar kontratë të re, por lojtari nuk ka pranuar dhe synon që në verë të largohet si futbollist i lirë.
Gjithsesi Reguilon ka deklaruar më parë se do t’i pëlqente të nënshkruante një kontratë afatgjate me Sevillën nëse nuk do të kishte oferta nga klubet e mëdha.
Mbrojtësi spanjoll këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje në La Liga ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/