Site icon Telegrafi

Regjistrimi i diasporës ende vazhdon, deri më sot rreth 600 mijë banorë u regjistruan në ASK

Rreth 600 mijë banorë nga diaspora deri më sot janë regjistruar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), i cili regjistrim ende vazhdon deri më 31 gusht.

Kështu tha drejtori i ASK-së, Avni Kastrati duke i ftuar që të regjistrohen përmes platformës online e-Kosova.

“Të dhënat për diasporën janë grumbulluar përmes anëtarëve të ekonomive familjare që jetojnë në Kosovës dhe përmes sistemit online (platfomra e-Kosova) dhe vijon deri më 31 gusht”, ka thënë Kastrati.

Lexo po ashtu Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Ndryshe, numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë. 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, nëntë prej tyre kishin rritje të popullsisë, ndërkaq në 29 tjera ka pasur rënie.

Komunat ku ka pasur rritje janë: Fushë Kosovë, Partesh, Shtërpcë, Graçanicë, Kllokat, Prishtinë, Obiliq, Mamush dhe Ferizaj.

Po ashtu edhe katër komunat veriore kanë bojkotuar regjistrimin. /Telegrafi/

Exit mobile version