Site icon Telegrafi

Refuzuan të luftonin në Ukrainë, dënohen me dy vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë

Dy ushtarë rusë nga Kamchatka u dënuan me dy vjet e gjysmë burg sepse refuzuan të luftonin në Ukrainë, njoftoi sot shoqata për të drejtat e njeriut OVD-Info.

Alexander Stepanov dhe Andrey Mihailov, u shpallën fajtorë për mosbindje ndaj urdhrave për të marrë pjesë në luftime gjatë luftës, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, presidenti Vladimir Putin, paraqiti ndryshime në kodin penal që përfshin deri në tre vjet burg për shkelje të një dispozite të re të ligjit.

Lexo po ashtu Forcat ruse braktisin pozicionet e tyre strategjike në Bakhmut, ushtarët e Putinit filmohen duke ikur nga fushëbeteja

Dënimet u dhanë në fund të prillit nga gjykata ushtarake e Garnizonit të 35-të në Kamchatka, por Stepanov dhe Mihailov nuk u dërguan në burg sepse kanë të drejtë ankese.

Vjeshtën e kaluar, Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 ushtarëve për luftën në Ukrainë. Qindra mijëra burra rusë u larguan nga vendi për të shmangur rekrutimin.

Në shkurt, një 20-vjeçar nga Uralet kreu vetëvrasje në një kazermë pranë Moskës pasi refuzoi të shkonte në fushëbetejë në Ukrainë.

Exit mobile version