Telegrafi

Refuzonin të dorëzoheshin dhe qëllonin vazhdimisht, ukrainasit rrethojnë istikamet brenda të cilave ishin fshehur rusët

Një video amatore e ushtrisë ukrainase, shfaq momentin kur një grup ushtarësh rusë refuzojnë të dorëzohen pavarësisht se ishin rrethuar në të katër anët.

Në video shihet një mjet i blinduar i ukrainasve, prapa të cilit fshiheshin ushtarët dhe që e përdornin si mburojë derisa vazhdimisht qëlloheshin nga rusët që ishin fshehur nëpër istikame, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht thirrjeve të tyre që të dorëzohen, rusët nuk e bëjnë një gjë të tillë, përkundrazi vazhdojnë të qëllojnë.

Kjo i detyron ushtarët ukrainas t’i rrethojnë në të katër anët, dhe përmes plumbave që u fluturonin t’i detyrojnë të ulin pushkët.

Videoja është realizuar në lindje të Ukrainës, ku aktualisht po cilësohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte dhe të të dyja palët po japin maksimumin që të mbajnë nën kontroll disa qytete. /Telegrafi/