Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje një muzikant ukrainas në shtëpinë e tij, pasi refuzoi të merr pjesë në një koncert të organizuar në rajonin e pushtuar Kherson, ka bërë të ditur ministra ukrainase e Kulturës.
Dirigjenti Yuriy Kerpatenko refuzoi të jetë pjesë e koncertit që do të ndiqej nga pushtuesit, për “të demonstruar të ashtuquajturën jetë paqësore në Kherson”, thuhet ndër tjera në kumtesën e kësaj ministrie, transmeton Telegrafi.
Koncerti ishte paraparë të mbahej më 1 tetor me orkestrën Gileya, ku pjesë e saj ishte edhe Kerpateknko, i cili refuzoi të bashkëpunojë me pushtuesit.
Kerpatenko që njëherit ishte në krye të ekipit të dirigjentëve në Kherson, vazhdimisht kishte kundërshtuar pushtimin rus në Ukrainë.
Zyra e Kryeprokurorit ka filluar hetimet lidhur me këtë vrasje, në anën tjetër familjarët e Kerpatenkos kanë konfirmuar se kishin humbur kontaktet me të që nga shtatori. /Telegrafi/