Roma është në kërkim të një futbollisti ofensivë.
Giallorosët ditë më parë humbën betejën për brazilianin Malcom që vendosi t’i bashkohej Barcelonës.
Tani Roma ka kthyer sytë kah tregu gjerman ku po tenton transferimin e suedezit Emil Forsberg.
Skuadra italiane ka bërë edhe ofertën e parë në drejtim të RB Leipzig.
Mediat gjermane kanë zbuluar se Leipzig ka refuzuar ofertën e parë të Romës e cila besohet se ka qenë rreth 30 milionë euro.
Leipzig u ka kërkuar drejtuesve italianë ta ngritin edhe më shumë ofertën e tyre.
26-vjeçari ka pasur paraqitje mjaftë të mira si në Bundesligën gjermane ashtu edhe në Kampionatin Botëror me Suedinë.
Në 33 ndeshje me Leipzigin këtë edicion, Forsberg ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi/