Milan i kishte bërë ofertë për Andrea Belottin, por Torino e ka refuzuar.
Mësohet se Rossonerët kanë bërë një ofertë jo edhe aq të vogël, por që është refuzuar nga klubi torinez.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani i ka ofruar 50 milionë euro dhe Gianluca Lapadulan, plus edhe një mes M’Baye Niang ose Juraj Kucka.
Por presidenti Urbano Cairo nuk pranon më pak se 100 milionë euro.
Toro janë në pozitë të mirë pasi që për lojtarin ka shumë kërkesa.
Manchester United dhe Arsenal, po ashtu janë të interesuara. /Telegrafi/