Manchester United e ka refuzuar ofertë e fundit prej 73 milionë eurove nga Interi për Romelu Lukaku.
Sky Sports në Mbretërinë e Bashkuar shkruajnë se propozim i ri i Interit që shkonte në vlerën e 68 milionë funteve (afërsisht 73 milionë euro), duke përfshirë edhe bonuse, është refuzuar përsëri.
Manchester United dëshiron të paktën 85 milionë euro, shuma që ata paguan kur nënshkruan me belgun nga Evertoni para dy viteve më parë.
Tuttomercatoëeb dhe korrespodenti i tyre i Juventusit, Giovanni Albanese, në anën tjetër shkruan se Dybala po rishikon vendimin e tij për të kaluar te Manchester United.
Por Sky Sport Italia e pretendon të kundërtën.
Lukaku aktualisht është duke stërvitur me Anderlechtin, në pajtim me Manchester United derisa të përcaktohet e ardhmja e tij.
Afati kalimtar në Ligën Premier mbyllet mbrëmjen e së enjtes, kështu që çdo vendim duhet të merret shpejt. /Telegrafi/