Telegrafi

Refuzohet oferta e Arsenalit për Justin Kluivert

Justin Kluivert. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Arsenali ka qenë i interesuar për ta transferuar sulmuesin holandez Justin Kluivert.

Topçinjtë kanë raporte shumë të mira me Romën dhe ato vetëm sa janë përforcuar me huazimin për një tjetër vit të Henrikh Mkhitaryan.

Megjithatë skuadra londineze ka kërkuar nga Roma ta lejojnë largimin e Justin Kluivert, por kjo ofertë e tyre është hedhur poshtë.

21-vjeçari shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe Roma ka refuzuar një ofertë zyrtare të Arsnealit për të.

Justin Kluivert. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Është raportuar se Arsenal ka ofruar 27 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuses, ofertë që nuk i ka lënë përshtypje Romës.

Giallorosët po planifikojnë ta mbajnë edhe për një tjetër sezon ‘tulipanin’, pasi duan që çmimi i tij të kalojë 50 milionë euro.

Kujtojmë që Kluivert iu bashkua Romës në verën e vitit 2018 nga Ajax për 18 milionë euro. /Telegrafi/