Telegrafi

Refuzohet oferta e Arsenalit për Cuadradon

Juan Cuadrado dëshiron në Ligën Premier nga skuadra e Arsenalit.

Arsenali dëshiron transferimin e mesfushorit Juan Cuadrado, për të cilin ka bërë edhe një ofertë.

Megjithatë, sipas The Sun, oferta prej 17 milionë funteve për mesfushorin kolumbian është refuzuar nga kampionët e Serie A.

Arsene Wenger është duke u përgatitur për largimin e Alexis Sanchez dhe e sheh reprezentuesin kolumbian si një njeri që mund të ndihmojë për të mbushur boshllëkun.

Juve nënshkroi me ish-lojtarin e Chelseat në mënyrë të përhershme vetëm këtë verë, dhe do të dëshironin afër 30 milionë funte para se të mendonin shitjen e tij. /Telegrafi/