Mediat italiane raportojnë se Interi ka ofruar 20 milionë euro për huazimin dyvjeçar të Romelu Lukakut, si dhe e ka përfshirë opsionin e blerjes së tij për 50 milionë euro të tjera.
Mirëpo, Manchester Unitedi e ka refuzuar edhe këtë ofertë të Nerazzurrëve. Kubi italian ka kohë që ka shprehur interesim për sulmuesin belg, i cili ka thënë se do t’i pëlqente të punonte me Antonio Conten.
Fillimisht, zikaltrit kishin ofruar 10 milionë euro për huazim dyvjeçar me opsionin për ta blerë me 60 milionë euro në vitin 2021, por ajo ofertë ishte refuzuar.
Ndërsa, sipas Tuttomercatoweb, Interi e ka ngritur ofertën për pjesën e huaizmit (në 20 milionë euro), ndërsa e ka zvogëluar atë të blerjes (në 50 milionë euro).
Sidoqoftë, edhe kësaj ofertë, Djajtë e Kuq i kanë thënë ‘jo’. Unitedi dëshiron ta shesë lojtarin për së paku 70 milionë euro, shumë të cilën Interi nuk mund ta paguajë përnjëherë. /Telegrafi/