Site icon Telegrafi

Refugjatja ukrainase me lot në sy i kërkon ndihmë Joe Bidenit

Gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Poloni, ku është takuar me refugjatët ukrainas që janë larguar nga terrori i ushtrisë ruse, një vajzë e re pati një lutje për të parin e shtetit më të fuqishëm.

Ajo me lot në sy iu afrua Bidenit duke i kërkuar ndihmë, duke ia bërë me dije se tërë shpresat i kanë tek ai, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rusët thonë se për objektiv kanë objektet ushtarake, pamjet nga qyteti Lviv e thonë të kundërtën

Vajza u ndie paksa më e relaksuar, kur Biden e përqafoi dhe e siguroi se të gjitha shtëpitë dhe qytetet do të rindërtohen sapo të marrë fund ky agresion i ushtrisë ruse.

Videoja në masë të madhe është shpërndarë dhe ka marr mijëra pëlqime e komente. /Telegrafi/

 

Exit mobile version