Telegrafi

Refugjatët do të largohen nga Idomeni për dy javë

Autoritetet greke njoftuan se shpresojnë që kampi i pranimit ‘Idomeni’ në kufirin maqedonas- grek të zbrazet për dy javë pasi i kanë bindur përkohësisht emigrantët të transferohen nëpër strehimet e vendosura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nikos Toskas, zv-ministri i çështjeve publike, përjashtoi përdorimin e forcës për zhvendosjen e 14 mijë personave që bëjnë kamping në kufirin në afërsti të fshatit Idomeni në kushte të mjerueshme.

“Patjetër duhet t’i bindim të transferohen ndërsa këtë s’mund ta bëjmë duke përdorur gaz lotsjellës. Gjysma e tyre janë gra dhe fëmijë”, tha Toskas.

Autoritetet thonë se deri më tani rreth 800 persona janë pajtur të largohen nga kampi, por emigrantët tjerë për çdo ditë arrijnë në kufi. /Telegrafi/