Greqia iu ka kërkuar qindra refugjatëve , të mbledhur në një fushë afër kufirit verior, të largohen për në vendbanimet e tyre, përndryshe do të pësojnë sanksione.
Disa grupe njerëzish, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, janë mbledhur sot në kampin e refugjatëve në Diavata, që ndodhet pranë Maqedonisë Veriore, transmeton Telegrafi.
Që nga mëngjesi i si martës, më se 100 tenda janë vendosur në atë zonë, nga disa raportet të shpërndara në rrjete sociale, se është hapur rruga tokësore dhe lejohet kalimi, që nga fillimi i muajit prill.
Në Athinë, një grup prej 50 refugjatësh e kanë bllokuar një stacion trenash, duke thirrur ‘hapni kufijtë për në Gjermani’, derisa policia u detyrua të përdorë forcën.
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre, është ndaluar shërbimi i trenit, derisa sa ata janë shpërndarë. /Telegrafi/